UEFA me ligj të ri për të cilin do të përfitojnë më së shumti lojtarët

UEFA  ka publikuar sot një peticion për ta futur në fuqi ligjin e ri mbi tronditjet në kokë në nivel klubi dhe kombëtareje, vetëm për të mbrojtur më shumë lojtarët nga lëndimet serioze.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka informuar klubet dhe kombëtaret që ta nënshkruajnë këtë peticion, në të cilin përfshihen të gjitha procedurat që duhet ndjekur në raste të lëndimeve në kokë.

“Tronditja në kokë është një lëndim serioz i cili duhet të menaxhohet dhe të trajtohet në mënyrën më të mirë. Shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që merr pjesë në nivel klubi dhe kombëtareje është pjesë serioze për UEFA, por gjithashtu në asociacionet e tjera përgjatë kontinentit”, shkruante në komunikatën e UEFA-s.

“Edhe pse studimet tregojnë një numër të vogël incidentesh në futboll, të gjithë duhet ta dinë si të reagojnë dhe çfarë të bëjnë në raste tronditjesh në kokë. Duke e nënshkruar këtë peticion, klubet dhe kombëtaret do të demonstrojnë përkrahjen e tyre drejt aktiviteteve mbi tronditje të kokës nga UEFA, dhe të marrin një hap para drejt mbrojtjes së lojtarëve të tyre”, thuhet më tej në UEFA./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.11.2021 13:35