UEFA cakton dy trupa shqiptare arbitrimi për ndeshjet e play-off-it në Conference League

Arbitrat shqiptarë do të kenë sërish një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, pasi UEFA u ka besuar dy trupave vendase drejtimin e ndeshjeve të vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League.

Të lidhura

None found

Një prej takimeve do të luhet në Holandë, ku Twente do të përballet me Qarabağ të enjten, më 20 gusht, në orën 20:00. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e FC Twente, në Enschede.

Arbitër kryesor i kësaj sfide do të jetë Juxhin Xhaja. Asistentët e tij do të jenë Rejdi Avdon dhe Mario Shazivari, ndërsa Emanuela Rusta është caktuar si arbitër i katërt. Në VAR do të vendoset italiani Gianluca Aureliano, me Albert Dodën në detyrën e AVAR.

Po më 20 gusht, në të njëjtën orë, një tjetër ekip shqiptar arbitrimi do të drejtojë përballjen Víkingur R. – Borac në Islandë. Takimi do të luhet në stadiumin Víkingsvöllur të Reykjavik.

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të shërbejnë si arbitra asistentë. Florian Lata do të jetë arbitri i katërt. Përgjegjës për VAR-in do të jetë holandezi Jeroen Manschot, ndërsa Olsion Yzeiraj do të mbajë rolin e AVAR.

Përfshirja e dy trupave shqiptare në ndeshjet e play-off-it të UEFA Conference League konfirmon edhe një herë vlerësimin dhe besimin që institucioni europian i futbollit u jep arbitrave shqiptarë në kompeticionet ndërkombëtare.


Shtuar 18.08.2026 16:34

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom