Zvicra u mposht 2-0 nga Danimarka mbrëmjen e djeshme. Granit Xhaka ishte një nga protagonistët e sfidës, ku në minutën e 87-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Ndërkohë para Xhakës, me karton të kuq ishte ndëshkuar edhe Nico Elverdi, me Zvicrën që e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë. Sipas tij lojtarët e Danimarkës luajtën shumë pisët dhe asgjë nuk kishte të bënte me “Fair Play”.
”Vitet e fundit jam shumë më i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin”, tha Xhaka.