U largua nga Konyaspor, zbulohet klubi ku do të luajë Cikalleshi

Sokol Cikalleshi mbylli aventurën e tij me Konyaspor në Turqi dhe do të vazhdojë karrierën në Iran.

Mediat pranë klubit turk, bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar do të transferohet te skuadra e Traktor.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Klubi i Konyaspor njoftoi këtë të premte largimin e Cikalleshit.

34-vjeçari do të transferohet te Traktor si lojtar i lirë dhe falas, pasi mbylli kontratën me konsensus me klubin turk.

Me fanellën e Konyaspor, Cikalleshi luajti 111 ndeshje, ndërsa shënoi 30 gola dhe dhuroi 11 asistime.


Shtuar 23.08.2024 21:16