Ditën e djeshme Policia e Shtetit njoftoi për arrestimin e supertifozit të Kombëtares, Ismail Morina në qytetin e Kukësit.
Morina kishte një urdhër arresti, pasi ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.
Mësohet se disa orë pas arrestimit, Ismail Morina është dërguar në Durrës.
Në dëshminë e tij pas arrestimit ai është shprehur se mbante armë pasi ndihej i kërcënuar nga qarqet serbe./albeu.com