Legjenda e boksit, Mike Tyson ka zbuluar edhe sekretin e rigjallërimit të tij, teksa në një intervistë ka rrëfyer se ka pirë helmin e një bretkose, që e ka ndihmuar të bëhet më i përqendruar e më kreativ.
“Tani jam më krijues e i përqendruar si sipërmarrës dhe sekreti është që kam pirë helmin e “bufo alvarius”, një lloj bretkose që rritet në Meksikë. E kam provuar katër vite më parë për sfidë dhe pas udhëtimit të parë kam qenë si i vdekur. Bretkosa më mësoi se nuk do të jem këtu përgjithmonë, pasi të gjithë kemi një datë skadence. Kundërshtari më i madh i vetes time, isha unë, pasi kisha vetëbesim shumë të ulët, por helmi i bretkosës më ndihmoi të heq egon dhe njerëzit e shohin si kam ndryshuar që atëherë”, deklaroi Tyson.
Boksieri amerikan zbuloi gjithashtu se e ka pirë plot 53 herë helmin e bretkosës dhe se tani ka ndërtuar një pellg të tërë për mbarë-shtrimin e amfibit që e ka ndihmuar t’i rikthehet normalitetit./h.ll/albeu.com