Tyson bëhet protagonist përsëri, legjenda e boksit nuk i ka punët mirë me fansat (VIDEO)

Një person që nuk mund të qëndrojë jashtë titujve të mediave për momentin është Mike Tyson, pasi është përfshirë në një tjetër përplasjeje të nxehtë me një fans.

Ish-boksieri ishte në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi u filmua duke goditur me grusht një pasagjer në një fluturim “JetBlue”.

U pretendua nga përfaqësuesit e Tyson se burri, Melvin Townsend, i kishte hedhur një shishe për ta provokuar, megjithëse përfaqësuesit e Townsend e mohojnë këtë.

Tani, ka ndodhur një tjetër incident. Siç raportohet nga “New York Post”, Tyson ishte duke bërë foto me fansat në Las Vegas kur një grua ia ngjiti gishtin pranë fytyrës së tij. Ai reagoi keq.

Tyson u kthye menjëherë për t’u përballur me gruan, dhe sigurimi i tij më pas u vërsul dhe u përpoq të qetësonte gjërat. Më pas ai është shoqëruar nga vendi i ngjarjes./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.05.2022 15:35