Takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar.
Të lidhura
None found
Pas largimit nga takimi, Abdixhiku nuk bëri asnjë deklaratë publike. Ai gjithashtu nuk sqaroi nëse palët kishin arritur marrëveshje apo nëse ishte gjetur dakordim lidhur me zgjedhjen e Presidentit.
Ky takim u mbajt një ditë pas bisedës së Kurtit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, nga e cila po ashtu nuk doli ndonjë marrëveshje konkrete.
Takimet e krerëve politikë po zhvillohen ndërsa afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës është drejt përfundimit.
Kuvendi duhet ta zgjedhë Presidentin e ri deri më 6 tetor. Në rast se kjo nuk ndodh brenda afatit kushtetues, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja.
