03.10.2026, 16:58 – Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbërritur përsëri në zyrën e kryeministrit Albin Kurti. Ky është takimi i tyre i dytë brenda 24 orëve.
Të lidhura
None found
Kurti dhe Hamza u takuan edhe dje, por bisedimet përfunduan pa marrëveshje. Ata diskutuan për çështjen e presidentit dhe për projektligjin e PDK-së që synon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Qeveria njoftoi mbrëmë se përgjigjen e saj për këtë projektligj e ka dërguar në Kuvend.
03.10.2026, 16:18 – Para takimit, Hamza tha se priste që në bisedën e radhës me Kurtin të përmbyllej çështja e ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai përmendi miratimin e disa dokumenteve në Qeveri dhe theksoi se, për PDK-në, përparësi ka leximi i parë i projektligjit. Sipas tij, vetëm më pas mund të nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit, nëse palët arrijnë dakordim.
Hamza u shpreh gjithashtu se mund të takohet me Kurtin në çdo kohë, madje edhe çdo ditë, për shkak të zhvillimeve të shpejta dhe kohës së shkurtër në dispozicion.
