Chelsea ka arritur të arkëtojë pikë të plota si vendase ndaj Leicester City, duke fituar me rezultat 2-1.
Qendërmbrojtësi Rudiger në minutën e 47-të ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje.
Më pas, Jorginho 66′ dyfishoi shifrat për skuadrën Londieze, pasi shënoi golin e dytë në këtë takim nga penalltia.
Mbrojtja e Chelsea ishte e ‘përgjumur’ dhe bëri një gabim trashanik me ç’rast Kelechi Iheanacho ka shënuar golin e epilogut përfundimtar në minutën e 76-të.
Me këtë rezultat, Premierliga merr një renditje të re tabelore, pasi Chelsea është në vendin e tretë, ndërsa Leiceter del në pozitën e katërt.
Chelsea do të udhëtojë në ndeshjen e ardhshme dhe të fundit, për të luajtur ndaj Aston Villës, derisa ‘Dhelprat’ luajnë ndaj Tottenham.