Umejiego shkëlqen ndaj Vllaznisë: Superliga është një sfidë e re, por po përshtatem çdo ndeshje

Teuta triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Vllaznisë, në përballjen e javës së 5-të të “Abissnet Superiore”, të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes, autori i golit të parë, Mmesoma Umejiego, i cili u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”, foli për paraqitjen e tij dhe gjendjen fizike.

Të lidhura

None found

“E vlerësoj shumë këtë çmim. Te Teuta ndihem mirë dhe besoj se e gjithë skuadra po ecën përpara çdo ditë. Përpara se të vija këtu, kisha qëndruar 6 muaj pa luajtur te Apolonia, ndaj rikthimi ka qenë gradual. Tashmë kam nisur të aktivizohem dhe kjo më bën të ndihem mirë. Kisha edhe probleme me kontratën, por tani po luaj”, u shpreh Umejiego.

Futbollisti pranoi se aktivizimi në elitën e futbollit shqiptar përbën një eksperiencë të re për të, megjithatë tha se po përshtatet me ritmin e ndeshjeve dhe synon të japë më shumë për ekipin.

“Nuk është e lehtë, pasi kjo është hera ime e parë në Superiore. Megjithatë, po mësohem me ndeshjet dhe po bëhem më mirë. Shpresoj të kontribuoj edhe më shumë për skuadrën”, deklaroi ai.

Umejiego theksoi gjithashtu se ende nuk ka arritur formën e tij të plotë fizike, duke vlerësuar besimin e trajnerit dhe të shokëve të skuadrës.

“Mendoj se jam rreth 75% të gjendjes sime fizike. Nuk kam qenë në nivelin më të mirë dhe besoj se mund të jap akoma më shumë. Falënderoj ekipin dhe trajnerin që kanë besuar tek unë. Duke pasur parasysh situatën nga e cila vija, ky besim është shumë i rëndësishëm për mua. Kjo është e gjitha”, përfundoi Umejiego.


sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet