Tuchel reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Chelsea: Jam i shkatërruar

Thomas Tuchel ka reaguar për herë të parë pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelsea.

“Jam i shkatërruar që aventura ime te Chelsea erdhi te fundi. Ndjehesha sikur në shtëpi, sikur profesionalisht ashtu edhe personalisht”, ka thënë Tuchel.

“Faleminderit shumë gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndjehesha i mirëpritur që nga fillimi”, shtoi gjermani.

“Krenaria që ndjeva kur ndihmova skuadrën për të fituar Champions League dhe Kupën e Botës për Klube do të jetë gjithmonë me mua. Jam i nderuar që isha pjesë e historisë së këtij klubi dhe çfarëdo që sjell e ardhmja, memoriet e këtyre 18 muajve do të kenë gjithmonë vend special në zemrën time”, ishin fjalët e TT.

Tuchel akoma nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, derisa Chelsea ia kanë besuar punën Graham Potter.


Shtuar 11.09.2022 21:56

Tags: