Tuchel i thotë “PO” Bayernit, Nagelsmann duhet të ndërpresë rezultatet negative në kampionat

Thomas Tuchel do të bëhet trajner i Bayern Munichut në rast se gjermanët nuk e ndërpresin serinë e rezultateve të dobëta. Drejtuesit sportiv të klubit e kanë parë të reduktuar besimin tek Julian Nagelsmann, i cili nëse nuk e rregullon rrugën, do t’i bashkohet të papunëve.

Tuchel, nga ana e tij, ka qenë pa skuadër që kur u shkarkua çuditërisht si trajner i Chelseat dhe për momentin ai është padyshim një nga opsionet më të mira në treg.

Përveç kësaj, nga klubi bavarez vlerësojnë shumë pozitivisht përvojën e tij të gjerë si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe e dinë se ai është ai i duhuri për të marrë drejtimin e ekipit.

Me OK-në e Tuchel, Bayern do të marrë një vendim në ditët në vijim që do të shënohet nga rezultatet që do të korren në ditët në vijim./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 11:15