Kurti propozon marrëveshje me PDK-në: vota për Sejdiun në këmbim të ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Kryeministri Albin Kurti i ka ofruar publikisht Partisë Demokratike të Kosovës një marrëveshje për miratimin e ndryshimeve të propozuara në ligjin që rregullon Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Të lidhura

None found

Sipas propozimit të tij, nëse PDK-ja angazhohet të sigurojë të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, Kurti premtoi se do të sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.

Bekim Sejdiu është kandidati i dalë nga marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuar nga Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë një konference, Kurti deklaroi se Sejdiu vazhdon të jetë kandidat dhe se për zgjedhjen e tij nevojitet mbështetja e gjysmës së deputetëve të PDK-së. Kjo do të mundësonte praninë e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende, në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kryeministri tha se tani pret një përgjigje nga PDK-ja, duke shtuar se kjo parti opozitare “nuk po dëshiron të takohet më me ne”.

Më herët, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se nuk do të takohet me Kurtin apo me dikë tjetër për këtë çështje, pasi ndryshimet në ligjin që synon kufizimin e kompetencave të Gjykatës Speciale tashmë janë miratuar. / REL


Shtuar më 6.10.2026 16:01

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetcasibom giriş güncelsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast