Komuniteti sportiv ndërkombëtar, është tronditur nga një seri ngjarjesh tragjike që kanë prekur futbollistë të rinj në tre kontinente.
Një futbollist premtues senegalez, 18-vjeçari Cheikh Toure, u vra tragjikisht nga kidnapuesit, pasi familja e tij nuk arriti të mbledhë shumën e kërkuar për shpëtimin e tij.
None found
Ministria e Integrimit Afrikan dhe e Punëve të Jashtme të Senegalit, konfirmoi vdekjen e portierit të ri, i cili u gjet i pajetë në Ganë.
Cheikh, që kishte stërvitur te Esprit Foot Yeumbeul, u mashtrua nga një grup extortionistësh të armatosur, të cilët e bindën se po merrte pjesë në një provë për t’iu bashkuar një klubi profesional.
Pas rrëmbimit, ata kërkuan një shpërblim nga familja e tij.
Përpjekjet e familjes dështuan dhe kriminelët ekzekutuan kërcënimin e tyre.
Autoritetet senegaleze kanë hapur një hetim në bashkëpunim me policinë ganiane, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Trupi i Cheikh po repatriohet në Senegal, ndërsa Ministria shprehu “dhimbje të thellë për familjen e pikëlluar” dhe kërkoi kujdes shtesë nga klubet dhe prindërit për ofertat e pa-verifikuara të provave ose transferimeve jashtë vendit.
Autostrada Bukojçani – Kërçovë do të fillojë ndërtimin. Fillimi zyrtar i ndërtimit do të shënohet sot.Autostrada është pjesë e Korridorit…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” sjell përballje interesante edhe në javën e 7-të të sajën, ku ndeshjet do të shpërndahen…
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike drejt Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, njoftoi ushtria…
Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të ri në aeroportin ndërkombëtar të…
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me…
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të lejuar importin e disa produkteve të naftës ruse në Shtetet e Bashkuara…