Categories: kosovë

VITA i kërkon Prokurorisë të hetojë dyshimet për aflatoksinë, ndërsa thotë se nuk ka marrë rezultatet e mbi 30 inspektimeve

Qumështorja VITA i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit të shqyrtojë procedurat që lidhen me dyshimet për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot të produkteve të saj. Kompania kërkon gjithashtu transparencë nga institucionet përgjegjëse.

Në reagimin e saj publik, VITA shpreh shqetësim për kontrollet e përsëritura dhe dyshimet ndaj kompanisë, të cilat, sipas saj, janë ngritur që nga 2 korriku.

Të lidhura

None found

Kompania bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë marrë mbi 650 mostra dhe janë zhvilluar më shumë se 30 inspektime, por pretendon se ende nuk i janë vënë në dispozicion rezultatet përkatëse.

VITA thotë se fillimisht u ngritën dyshime për vaj palme, më pas për qumësht pluhur dhe, në vijim, për përdorimin e ujit të pusit. Sipas saj, asnjë nga këto pretendime nuk është konfirmuar.

Për rastin e fundit, kompania njofton se është paraqitur një mostër prej vetëm një litri qumësht, mbi bazën e së cilës pretendohet se në një lot prodhimi është tejkaluar kufiri i lejuar i aflatoksinës M1.

VITA thekson se në 25 vjet veprimtari nuk ka pasur raste të dëmtimit të shëndetit të konsumatorëve. Ajo përmend edhe certifikimet IFS Food, Halal Food Certificate dhe HACCP, me të cilat thotë se është pajisur.

Duke ngritur shqetësimin se mund të jetë trajtuar padrejtësisht dhe se ndaj saj mund të jenë ndërmarrë veprime të qëllimshme, kompania i kërkon Prokurorisë së Shtetit të hetojë gjithë procesin: nga marrja e mostrave te rezultatet laboratorike dhe veprimet e institucioneve përgjegjëse.

Po ashtu, ajo kërkon t’i qasen rezultatet e analizave laboratorike dhe të bëhet një verifikim i pavarur i mostrës së kontestuar.

Në mesazhin drejtuar konsumatorëve, VITA shprehet se beson në cilësinë e produkteve të saj dhe thotë se ato prodhohen me 100 për qind qumësht nga fermerët vendorë.

“Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë drejtësi, trajtim të barabartë dhe që e vërteta të dalë në dritë”, thuhet në reagimin e qumështores VITA.

të fundit

Kosova dhe Irlanda përballen sërish: Dardanët fituan 1-0 në duelin e parë në “Fadil Vokrri

Kosova dhe Republika e Irlandës do të përballen sërish sonte, kësaj radhe në Dublin, në ndeshjen vendimtare të Grupit B3…

2 minutes ago

Gjykata e Lartë konfirmon dënimin 12-vjeçar me burg për Francesco Becchettin

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco…

2 minutes ago

Tetovë, ndalohet 18-vjeçari i dyshuar për alarm të rremë për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq

MPB Maqedoni njofton se sot (17 nëntor) e ka ndaluar një 18-vjeçar nga Radiovca, i cili dyshohet për denoncim të…

12 minutes ago

Mungesa e kuorumit pengon mbledhjen e Kryesisë; Ligji për Specialen pret dakordimin politik

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë e bëri…

14 minutes ago

Ambasadori britanik u prit nga Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e…

14 minutes ago

Irlandë–Kosovë, dueli vendimtar në Ligën e Kombeve: vlera e skuadrave, renditja dhe forma e ekipeve

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën në Dublin, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros…

20 minutes ago