Irlanda dhe Kosova përballen sonte në Dublin, në orën 20:45, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardanët kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv për të ruajtur vendin e dytë dhe për të siguruar një biletë në “play-off”-in për promovim në Ligën A.
Përpara sfidës është bërë një analizë krahasuese mes dy përfaqësueseve, duke përfshirë vlerën e skuadrave, lojtarët me çmimin më të lartë, pozicionin në renditjen e FIFA-s dhe rezultatet e pesë ndeshjeve të fundit.
None found
Të dhënat e Transfermarkt tregojnë se Irlanda ka një vlerë të përgjithshme prej 229.30 milionë eurosh. Në krahun tjetër, skuadra e Kosovës vlerësohet në 122.25 milionë euro, çka krijon një diferencë rreth 107 milionë euro në favor të irlandezëve.
Përfaqësuesja irlandeze përbëhet nga 24 futbollistë, me një moshë mesatare prej 26.7 vjeç. Kosova ka 25 lojtarë, ndërsa mosha mesatare e tyre është 26 vjeç.
Caoimhin Kelleher është lojtari me vlerën më të madhe te Irlanda, me 32 milionë euro. Pas portierit renditet Nathan Collins me 30 milionë euro, ndërsa Finn Azaz vlerësohet 22 milionë. Troy Parrott dhe Dara O’Shea kanë nga 20 milionë euro, kurse Jake O’Brien kap vlerën e 18 milionë eurove.
Te Kosova, kryesimin e listës e ndajnë Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, të dy me vlerë prej 30 milionë eurosh. Më pas vijnë Edon Zhegrova me 10 milionë euro, Arijanet Muriç me 7.5 milionë, si dhe Vedat Muriqi e Albion Rrahmani me nga 7 milionë euro.
Edhe renditja e FIFA-s favorizon Irlandën. Ajo mban vendin e 55-të në botë, ndërsa Kosova pozicionohet e 78-ta, me një diferencë prej 23 vendesh mes dy ekipeve.
Në pesë paraqitjet e fundit në Ligën e Kombeve, Irlanda ka marrë një fitore, dy barazime dhe ka pësuar dy humbje. Ajo u mposht 1-0 nga Austria dhe 1-0 nga Kosova, barazoi 1-1 me Izraelin dhe 2-2 me Austrinë, ndërsa triumfoi 3-0 ndaj Izraelit.
Kosova vjen në këtë ndeshje me një bilanc prej një fitoreje, tri barazimesh dhe një humbjeje. Dardanët fituan 1-0 ndaj Irlandës, barazuan dy herë pa gola me Izraelin dhe 1-1 me Austrinë, ndërsa humbjen e vetme e regjistruan në transfertë kundër austriakëve, me rezultatin 3-1.
Pas pesë takimeve të zhvilluara, Kosova ka gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda. Për këtë arsye, përballja e sotme do të përcaktojë ekipin që do të zërë vendin e dytë në Grupin B3.
Një barazim do t’i mjaftonte Kosovës për të qëndruar në pozicionin e dytë. Irlanda, ndërkohë, duhet të fitojë në mënyrë që t’i parakalojë Dardanët në renditje.
Megjithëse Irlanda ka epërsi sa i përket vlerës së skuadrës dhe pozicionit në FIFA, Kosova ka në favor pikët e grumbulluara dhe fitoren 1-0 në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Prishtinë.
U17/ Shqipëri - FinlandëKombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve…
Trajneri spanjoll Xabi Alonso po planifikon të përforcojë skuadrën e Chelseat dhe ka identifikuar mbrojtësin italian Alessandro Bastoni si një…
Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve. Të tre të pandehurit gjenden…
Pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim të administrimit të drejtësisë, nga Qeveria…
Pas aktgjykimit të sotëm për pengim të drejtësisë, vëmendja në Gjykatën Speciale në Hagë kthehet te rasti kryesor. Deri më…
Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj…