Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e parashikuar për të martën, nuk u zhvillua për shkak se nuk kishte kuorum.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, njoftoi për dështimin e mbledhjes dhe foli gjithashtu për Projektligjin për Gjykatën Speciale. Sipas tij, vazhdimi i seancës së ndërprerë, në të cilën ishte planifikuar shqyrtimi i projektligjit, duhet të caktohet përmes koordinimit dhe marrëveshjes ndërmjet partive politike.
None found
“Kjo çështje nuk ka qenë fare në rendin e ditës së Kryesisë. Seanca u ndërpre për mungesë kuorumi dhe kryetarja Haxhiu ka autorizuar që të koordinohet me shefat e grupeve parlamentare për caktimin e datës së vazhdimit. Vendimi varet nga dakordimi politik, të cilin do ta menaxhojë dhe drejtojë kryetarja e Kuvendit”, u shpreh Gola.
I pyetur lidhur me dënimin e shpallur sot nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Gola shprehu keqardhje për procesin gjyqësor që po zhvillohet në këtë institucion.
Ai bëri të ditur se vendimi i fundit i Speciales do të trajtohet edhe nga grupi punues për strategjinë për katërshen e UÇK-së, të cilin e udhëheq zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.
“Na vjen keq për të gjithë procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara. Kemi krijuar një grup punues të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca dhe shpresojmë që edhe ky vendim të përfshihet si çështje shtesë në punën e tij”, tha Gola.
Kosova dhe Republika e Irlandës do të përballen sërish sonte, kësaj radhe në Dublin, në ndeshjen vendimtare të Grupit B3…
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco…
MPB Maqedoni njofton se sot (17 nëntor) e ka ndaluar një 18-vjeçar nga Radiovca, i cili dyshohet për denoncim të…
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e…
Qumështorja VITA ka reaguar pas dyshimeve të fundit për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot…
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën në Dublin, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros…