Të enjten në mbrëmje u hodh shorti i Champions League, ku skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Gjatë hedhjes së shortit, Yaya Toure ishte përzgjedhur për të tërhequr goglat. Pas hedhjes së shortit tifozët kanë vërshuar në rrjetet sociale ndaj ish-mesfushorit të Barcelonës, i cili aktualisht është trajner i të rinjve të Tottenham.
None found
Dhe londinezët përfunduan me grupin ndoshta më të mirë të shortit, duke rënë në grup me Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbonën dhe Marseillen.
Kjo bëri që tifozët e futbollit të vërshojnë Twitterin me pretendime qesharake se Toure në një farë mënyre e kurdisi shortin në favor të Spurs.
“Yaya Toure duke na nxjerrë grupin më të lehtë të mundshëm që Harry Kane të fitojë trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve”.
“Yaya Toure tashmë një legjendë e Tottenhamit në librin tim”.
“A nuk bëri një punë të shkëlqyer Yaya Toure i Tottenhamit?”.
“Toure sapo manipuloi UCL-në para gjithë botës. Një grup i Ligës së Evropës në UCL”.
“Tottenham me Frankfurt, kaq me fat. Yaya manipulon shortin”.
Toure sigurisht që nuk u tërhoq nga deklarimi i mbështetjes së tij për Tottenhamin përpara se të realizonte shortin.
Duke folur në skenë, tre herë fituesi i Ligës Premier tha: “Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Tottenhamin. Ata janë fantastikë në klub. Ndihem sikur i përkas një familjeje. Është e jashtëzakonshme ajo që ata kanë bërë për mua”.
Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve…
Amerikania e Bashkimit të Prizrenit, Nyla Jean e ka fituar epitetin e basketbollistes më të mirë për xhiron e fundit…
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe…
Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Eruion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli…
KB Peja ka marrë vendim për suspendimin e amerikanit Daquan Bracey, të cilin e riktheu para një muaji. Klubi i…
Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të akademisë së Manchester Unitedit, JJ Gabriel, pasi…