Tregolësh i Lewandowski-t ndaj Koln, Bayerni kthehet te fitorja në Bundesligë (VIDEO)

Bayern Munich ka arritur të triumfojë përballë Koln në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të javës së 19 të Bundesligës me rezultatin e thellë 0-4.

Serinë e golave do ta hapte i përhershmi, Robert Lewandowski që në minutën e 9 dhe në minutën e 25 do të dyfishte me mesfushorin, Tolisso.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e dyfishte të miqve dhe një gol të anulluar në minutën e 31 për Koln.

E dyta do të niste sërish me dominim e Bayernit që do të shënonte edhe dy gola të tjerë me autorin e golit të parë, Lewandowski që do të kompletonte het-trikun në minutat 62 dhe 74’.

Kështu skuadra e Nagelssman u rikthye te fitorja pas asaj humbjeje ndaj Gladbach dhe kryeson me 46 pikë, 6 pikë më shumë se Dortmundi ndjekës. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 17:26