Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të sjellin për sezonin e ardhshëm, por duket se Xavi Hernandez e ka ndarë mendjen mbi atë se cilët lojtarë dëshiron t’i transferojë.

Nëse marrim parasysh opsionet e tyre aktuale, sulmuesi i vetëm që Barcelona mund të llogarisë në një periudhë afatgjatë është Lamine Yamal, paraqitjet e të cilit kanë qenë ndër të paktat gjëra pozitive për blaugranasit këtë sezon.

E ardhmja e Vitor Roques është në ajër, ndërsa klubi do t’i konsiderojë ofertat që vijnë për Lewandowskin, Ferran Torres dhe Raphinhan, ndërsa në këtë pikë edhe vazhdimësia e Joao Felix mbetet në dyshim.

Në rast se krijohen kushtet për të shpenzuar në afatin kalimtar, preferenca kryesore e Xavit sipas Sport është Nico Williams.

Ylli i Athletic Bilbaos ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh. Williams është një opsion tërheqës për spanjollin për shkak se mund të luajë në të dy krahët e sulmit.

Një tjetër opsion është edhe Khvicha Kvaratskhelia i Napolit që është lidhur rregullisht me një kalim tek Barcelona dhe supozohet se Xavi është një fans i madh i tij, por klauzola e gjeorgjianit në vlerë prej 100 milionë eurosh mund ta bëjë transferimin e tij në Kataloni të pamundur.

Dhe opsioni i fundit është Dani Olmo i Leipzigut që po ashtu është raportuar se kishte tërhequr interesimin e Barcelonës gjatë viteve të fundit.

Mbetet të shihet se si do të veprojnë blaugranasit pas përfundimit të sezonit, por momentalisht mundësia për të transferuar yje është pothuajse e pamundur. /Telegrafi/


Shtuar 6.05.2024 22:56