Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valladolid.
Koeman u bombardua me pyetje nga gazetarët për lojtarin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, agjenti i të cilit ishte në Barcelonë ditë më parë.
Por megjithatë ai u shpreh se ka për qëllim vetëm fitoren dhe fokusi i tij është ndeshja e ardhshme me Valladolidin dhe jo Haaland apo El Classico, e cila zhvillohet pas kësaj ndeshje.
“Nuk dua të flas për lojtarë që nuk janë në skuadrën tonë”, tha ai.
“Ne shfrytëzuam avantazhin e pushimit dhe bëmë disa takime me presidentin dhe ekipin e tij, të diskutojmë qetësisht sezonin”, tha Koeman.
“Ndodh në të gjitha klubet, ne po bisedojmë të ndërtojmë skuadrën, por nuk flas për lojtarë që nuk janë të Barcelonës”, përfundoi Ronald Koeman.