Sot shpallet vendimi në Hagë për 4 ish-krerët e UÇK-së

Këtë të mërkurë, në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar seancën për orën 10:00. Vendimi vjen pas një procesi gjyqësor që nisi në prill të vitit 2023 dhe zgjati më shumë se tre vjet.

Të lidhura

None found

Ndërsa ish krerët e UÇK-së ndodhen në qeli që prej vitit 2020.

Katër të akuzuarit përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë, përndjekje, burgosje dhe zhdukje me forcë.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara lidhen me periudhën mars 1998-shtator 1999 në disa zona të Kosovës, si dhe në Kukës dhe Cahan.

Gjatë procesit gjyqësor dëshmuan 134 persona, ndërsa deklaratat përmbyllëse u zhvilluan në shkurt të këtij viti.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit është publike dhe do të transmetohet edhe në gjuhën shqipe. Vendimi i sotëm pritet me interes të madh në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë.


sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel