Vetëm 48 orë përpara një sulmi të rëndë të Iranit, 14 satelitë rusë të zbulimit u pikasën duke kaluar mbi një bazë ushtarake amerikane në Arabinë Saudite.
Të lidhura
None found
Zyrtarë amerikanë dhe burime ndërkombëtare të inteligjencës bëjnë të ditur se koha dhe trajektorja e tyre mundësuan grumbullimin e një sasie të gjerë informacioni. Dyshimet janë se këto të dhëna mund t’i kenë ndihmuar Teheranit të kryente disa prej goditjeve më të sakta ndaj objektivave amerikane.
Agjencitë e inteligjencës po shqyrtojnë ende materialet e mbledhura nga satelitët, si edhe mënyrën se si ato mund të jenë përdorur nga Irani.
Ngjarja ka ngritur dyshime për një bashkëpunim të mundshëm ruso-iranian në sektorin e inteligjencës, ndërsa po vlerësohet edhe ndikimi që mund të kenë pasur të dhënat satelitore në përgatitjen e sulmeve.
Sipas raportimit të CNN, lëvizjet e satelitëve u krahasuan me kohën e sulmit dhe vendosjen e forcave amerikane në rajon. Megjithatë, burimet nënvizojnë se ende nuk është përcaktuar se sa informacion mund t’i jetë përcjellë Iranit dhe çfarë ndikimi konkret ka pasur ai në operacionet ushtarake.
