Tragjike/ Futbollisti 32-vjeçar gjendet i vdekur në dhomën e një hoteli, ja dyshimet e para

Futbollisti Matias Akunja, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Ambato, Ekuador. Lojtari uruguaian kishte ardhur në vend disa ditë më parë, për t’iu bashkuar skuadrës dhe për të nisur përgatitjet e zakonshme parasezonale.

Lajmi dhe rrethanat tragjike të vdekjes, tronditën mbarë komunitetin e futbollit dhe sipas gjetjeve fillestare, 32-vjeçari duket se ka kryer vetëvrasje.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, ndërsa menaxheri i tij konfirmoi për mediat uruguaiane se trupi i sulmuesit ishte gjetur në shtratin e dhomës ku ai po qëndronte.

 


Shtuar 5.01.2025 11:09