Tottenham synon transferimin e Adama Traore

Tottenham Hotspur po mendon të bëjë një lëvizje për anësorin e Wolverhampton, Adama Traore, pasi ata kërkojnë të forcojnë ekipin e tyre në merkaton e janarit.

Wolves kishte arritur një marrëveshje për të huazuar 25-vjeçarin te Spurs verën e kaluar, por marrëveshja mes dy palëve në fund dështoi dhe spanjolli qëndroi në stadiumin Molineux.

Sipas “Athletic”, trajneri i ri i Spurs, Antonio Conte, është i hapur ndaj idesë për ta kthyer Traoren në një mbrojtës të krahut të djathtë, siç kishte bërë në të kaluarën me Victor Moses ndërsa ai ishte në krye të Chelseat.

Conte ka zbatuar një formacion 3-4-3 që kur u bë trajner i Tottenhamit, me ish-mbrojtësin e Barcelonës Emerson Royal që zë pozicionin e lartpërmendur, ndërsa trajneri italian nuk duket se ka në planet e tij mbrojtësin e djathtë Matt Doherty./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 17:36