Barcelona humbet Joan Garcian për tri javë pas dëmtimit në menisk

Joan Garcia pritet të qëndrojë larg fushës për rreth tri javë për shkak të një dëmtimi në meniskun e gjurit të djathtë, sipas mediumit katalunas 3cat.

Të lidhura

None found

Portieri 25-vjeçar ishte titullar për Barcelonën në përballjen me Racing Santanderin, por nuk mundi të luante deri në fund.

Pas shqetësimeve të ndiera në gjurin e djathtë, gardiani spanjoll u zëvendësua gjatë pushimit mes dy pjesëve. Katalunasit e fituan takimin me rezultatin e thellë 7-2.

Ekzaminimet mjekësore konfirmuan më pas dëmtimin e meniskut, i cili pritet ta lërë Garcian jashtë skuadrës për afro tri javë.

Për pasojë, ai do të mungojë në ndeshjen e fundjavës që Barcelona do ta zhvillojë kundër Sevillas në La Liga. Garcia nuk do të mund t’i bashkohet as përfaqësueses së Spanjës për sfidat e Ligës së Kombeve gjatë këtij grumbullimi.

Nga ana tjetër, klubi katalunas ka marrë një lajm pozitiv për gjendjen e portierit, pasi stafi mjekësor ka përjashtuar nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.

Nëse procesi i riaftësimit ecën sipas parashikimeve, portieri spanjoll pritet të rikthehet në dispozicion të Barcelonës pas përfundimit të pauzës së kombëtareve.


Shtuar 17.09.2026 15:44

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetsmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis