Mbappe synon ta rikthejë Topin e Artë në Madrid dhe vlerëson rivalin Yamal

Kylian Mbappe e ka përsëritur ambicien për të fituar Topin e Artë 2026, duke deklaruar se dëshiron që trofeu prestigjioz të rikthehet te Real Madridi.

Të lidhura

None found

Sulmuesi francez mendon se ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për të triumfuar, ndërsa vlerëson se dëshmia më bindëse për kandidaturën e tij janë paraqitjet në fushë.

“Mendoj se ky është një vit i mirë për ta fituar. Avokati im më i mirë janë këmbët e mia. Pavarësisht se sa mund të flas, gjëja më e rëndësishme për mua është që Topi i Artë të rikthehet te Real Madridi”, tha ylli i skuadrës madrilene.

“Ai duhet të rikthehet në Bernabeu, te tifozët e Madridit, për t’u sjellë sërish gëzim të gjithë këtyre njerëzve. Ata e meritojnë më shumë se kushdo tjetër”, shtoi Mbappe.

Futbollisti francez u pyet edhe për Lamine Yamal, yllin e Barcelonës dhe një prej rivalëve të tij në garën për Topin e Artë.

Duke folur për 19-vjeçarin, Mbappe shprehu respekt për aftësitë e tij dhe parashikoi se e pret një e ardhme e suksesshme.

“Është një lojtar shumë i talentuar dhe kam ndjesinë se do të ketë një karrierë të madhe. I uroj gjithë të mirat”, deklaroi Mbappe për talentin e Barcelonës.


sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetsmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis