Toni Kroos merr vendimin, rikthehet të veshë fanellën e Gjermanisë

Tashmë është gjithçka e kryer, Toni Kroos rikthehet të luajë për kombëtaren gjermane, duke filluar prej sfidave miqësore të marsit. Mesfushori i Realit vendos të rikthehet te fanella e dashur, duke dhënë edhe një herë tjetër kontributin e tij për vendin e lindjes.

“Unë jam i sigurt se kjo skuadër mund të bëjë gjëra speciale në Europian dhe ne të gjithë bashkë e besojmë këtë”, është shprehur ish-lojtari i Bayern Munich.

Kujtojmë që debutimin me kombëtaren A të “panzerave”, Kroos e ka bërë më 3 mars të vitit 2010, ku që atëherë e deri më sot ka zhvilluar 106 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. Ndërsa ky rikthim te Gjermania, ka bërë që Reali të mendojë seriozisht rinovimin e kontratës së 34-vjeçarit që skadon verën e këtij viti.


Shtuar 23.02.2024 14:01