Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj ngërçit institucional në Kosovë, duke iu drejtuar deputetëve që mungojnë në seancën konstituive dhe nuk po mbështesin zgjedhjen e presidentit.
Duke përmendur të shenjtën Nënë Terezë, Gashi tha se deputetët nuk po shmangin vetëm një seancë, por po pengojnë me vetëdije funksionimin e shtetit dhe po e mbajnë Kosovën peng të interesave politike.
Të lidhura
None found
Në postimin e tij, ai u kërkoi deputetëve që të japin shpjegime para qytetarëve se përse kërkuan votën e tyre, nëse nuk dëshirojnë të marrin përgjegjësi për Kuvendin, presidentin dhe institucionet e vendit.
Sipas Gashit, qytetarët nuk i votuan për ta bllokuar shtetin, por për të garantuar funksionimin e tij.
