Jose Mourinho vlerësoi paraqitjen e Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Interit, duke theksuar se skuadra e tij e përballoi me sukses një ndeshje të vështirë dhe me ritëm të lartë.
Të lidhura
None found
Takimi ishte i hapur, me raste të shumta për të dyja ekipet, ndërsa trajneri portugez beson se rezultati përfundimtar mund të kishte qenë dukshëm më i thellë në favor të madrilenëve.
“Lojtarët zhvilluan një ndeshje fantastike dhe arritën të fitojnë në kushte aspak të lehta. Ishte një përballje e vështirë, por sigurisht jo e mërzitshme”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.
Sipas tij, Reali mund ta kishte mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-0, ndërsa më pas diferenca mund të ishte rritur deri në 4-0 ose 5-0.
“Në minutën e fundit të pjesës së parë mund të kishim shkuar në 3-0 dhe më pas ndeshja mund të përfundonte 4-0 ose 5-0. Dua t’i përgëzoj lojtarët, sepse ndonjëherë përgatitesh të ushtrosh presion në momentin e duhur, por duhet të dish kur dhe ndaj kujt ta aplikosh”, u shpreh ai.
Megjithatë, Mourinho kërkoi më shumë qetësi dhe kontroll në ndeshjet e ardhshme, duke e cilësuar sfidën ndaj Interit si të “çmendur”.
“Unë kërkoj kontroll të plotë. Ndeshja e sotme ishte e çmendur dhe nuk dua të shoh më përballje të tilla. Nuk më pëlqen kur lojtari ynë më i mirë është Courtois”, tha trajneri i Real Madridit.
Në xhiron e pestë të La Ligës, Reali do të luajë në shtëpi përballë Rayo Vallecanos.
