Tomori “divorcohet” nga Chelsea, plotësisht i Milanit

Fikayo Tomori zyrtarisht është larguar nga kampioni i UEFA Champions League, Chelsea FC.

Mbrojtësi anglez i është bashkuar AC Milanit për një marrëveshje plotë 28 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe gazetari italian, Fabrizio Romano.

Tomori pritet të nënshkruaj kontratë me ekipin italian deri në vitin 2026.

Kujtojmë që lojtari 23-vjeçar kaloi një gjysmë-sezoni fantastik në ‘San Siro’. Ai bëri 17 paraqitje dhe shënoi një gol me fanellën ‘kuqezi’./I


Shtuar 16.06.2021 20:28