Këshilli për Vepra Penale i Gjykatës Supreme, në seancën e zhvilluar dje, ka vendosur të prishë vendimin përfundimtar ndaj Stevço Jakimovskit dhe ta kthejë çështjen për rigjykim.
Të lidhura
None found
Sipas arsyetimit të vendimit, kërkesa e Jakimovskit për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit përfundimtar, e dorëzuar përmes avokatit të tij mbrojtës Viktor Cvetkovski nga Kumanova, është pranuar.
Me këtë vendim shfuqizohen aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale në Shkup dhe ai i Gjykatës së Apelit në Shkup. Lënda i është kthyer Gjykatës Themelore Penale në Shkup për rigjykim dhe marrjen e një vendimi të ri.
