Udhëtimi i Comos nga hiçi drejt një perandorie miliardëshe dhe dora e Cesc Fabregasit

Jo shumë kohë më parë, Como përfaqësonte një histori modeste në kategoritë inferiore të futbollit italian, e rënduar nga mungesa e infrastrukturës dhe plagët e disa falimentimeve të njëpasnjëshme.

Të lidhura

None found

Sot, skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas garon në Ligën e Kampionëve dhe pronarët janë të bindur se vlera e klubit mund të prekë shifrën e 1 miliard eurove. Pas kësaj ringritjeje fshihet një plan ambicioz që shtrihet përtej kufijve të fushës së blertë.

Në momentin që gjigandi indonezian Djarum mori frenat e Comos më 2019, klubi vlerësohej më pak se 1 milion euro dhe qëndronte shumë larg qarqeve të elitës evropiane.

Como asokohe nuk posedonte një stadium bashkëkohor apo një qendër të mirëfilltë stërvitore dhe kishte kaluar dy herë nëpër procedurat e falimentimit. Mesatarisht, ndeshjet i ndiqnin rreth 800 tifozë në shkallët e stadiumit.

Por pikërisht ky panoramë e zymtë u lexua si një terren i virgjër për mundësi. Mirwan Suwarso, një nga arkitektët kryesorë të vizionit, fillimisht kishte nisur një projekt për të realizuar një dokumentar mbi futbollin italian.

Teksa hulumtonte rajonin përreth Milanos, ai u ndesh me Comon dhe e kuptoi se ky klub ofronte narrativën ideale të një projekti të gatshëm për t’u shndërruar nga asgjëja në një fuqi të madhe.

Dennis Wise, arkitekti i themeleve

Financat nuk përbënin asnjë pengesë. Grupi Djarum, i kontrolluar nga miliarderët Budi dhe Bambang Hartono, kishte muskujt e nevojshëm financiarë për të investuar. Dilema qëndronte te mënyra se si duhej të ngrihej struktura e klubit.

Për të zgjidhur këtë nyjë, Suwarso iu drejtua Dennis Wise, ish-mesfushorit të Chelseat dhe kombëtares angleze. Wise mori mbi supe një mision shumë më kompleks sesa thjesht formimi i një ekipi.

Atij iu desh të ngrinte praktikisht nga zero një klub të tërë: qendër stërvitore, akademi të të rinjve, lidhje të forta me komunitetin, rritje të bazës së tifozëve dhe një organizëm profesional të plotë.

Në atë fazë, Como as nuk zotëronte fushën e vet të stërvitjes. Wise rikujton se klubi mbështetej në një kontratë të përvitshme qiraje për një fushë dhe se, përballë fondeve të kufizuara për transfere, në një periudhë të caktuar numëronte deri në 14 futbollistë të huazuar. Receta ishte lineare: të ndërtoje me durim diçka që mund të zgjerohej organikisht.

Më pas zbriti Cesc Fabregas

Pika e kthesës për fatet e projektit ishte mbërritja e Cesc Fabregasit. Në vitin 2022, ish-ylli i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat iu bashkua Comos në rolin e dyfishtë të lojtarit dhe aksionarit.

Fabregas nuk u transferua atje për shifrat e kontratës. Përkundrazi, ai e justifikoi vendimin e tij me dëshirën për të qenë protagonist i një projekti që e ngacmonte shpirtërisht.

“Nuk ishin paratë ato që më interesonin. Dëshiroja vetëm të bëhesha pjesë e një vizioni që më emociononte. Për këtë klub unë shoh një horizont afatgjatë”, kishte deklaruar Fabregas.

Mendimi i tij, i Wise dhe i Suwarsos përputhej në një pikë të vetme: rikthimin e Comos në Serie A.

Ky objektiv u materializua në vitin 2024. Como u rikthye në majën e futbollit italian pas më shumë se njëzet vitesh largim. Në atë moment, Fabregas ishte tashmë timonieri faktik i skuadrës, edhe pse, për shkak të çështjeve të patentës së trajnerit, zyrtarisht figuronte si ndihmësi i Osian Roberts.

Wise u tërhoq, Fabregas mbeti shtylla

Në verën e vitit 2024, Dennis Wise u shkëput nga klubi. Dhe ishte pikërisht ai momenti që nxori në pah peshën e vërtetë që kishte marrë Fabregas brenda projektit.

Wise e arsyetoi largimin e tij duke shpjeguar se klubi kishte vendosur të ndiqte pa hezitim rrugën e diktuar nga Cesc Fabregas.

Që nga ai çast, spanjolli nuk ishte më thjesht një trajner. Ai u kthye në një nga figurat kryesore rreth së cilës Como synonte të projektonte të ardhmen e vet.

“Ne kemi të njëjtin vizion, të njëjtin synim, që është të ngjitemi sa më lart. Ende mbetemi një klub i vogël, por me ambicie shumë, shumë të mëdha për atë që vjen”, kishte theksuar Fabregas.

Synimi nuk ishte thjesht qëndrimi në Serie A

Como nuk u ngjit në Serie A vetëm për të luftuar për mbijetesë. Pronarët vendosën të injektonin kapital në mënyrë agresive për ta bërë skuadrën menjëherë konkurruese.

Sipas statistikave të Football Benchmark të referuara nga GOAL, në sezonin e ngjitjes nga Serie B, shpenzimet operative të klubit arritën rreth 52 milionë euro, një shumë kjo më shumë se pesë herë më e lartë se të ardhurat operative që luhateshin rreth 10 milionë euro.

Edhe pas uljes në elitë, Como nuk e frenoi dorën. Bilanci neto i transfereve ishte rreth -93.35 milionë euro pas sezonit debutues në Serie A dhe pothuajse -108.79 milionë euro në sezonin vijues.

Strategjia ishte e prere: të investoje në të tashmen për të krijuar një klub me vlerë shumëfish më të lartë në të ardhmen.

Deri tani, rezultatet sportive e kanë justifikuar këtë qasje. Me Fabregasin në stol, Como siguroi një vend të katërt të habitshëm sezonin e shkuar, një arritje që i la pa fjalë edhe vetë drejtuesit.

Como nuk po ndërton vetëm një formacion futbolli

Këtu fillon ndoshta segmenti më intrigues i rrëfimit. Pronarët nuk e perceptojnë Comon thjesht si një klub që duhet të grumbullojë fitore. Ata po përpiqen ta transformojnë atë në një markë globale të lidhur pazgjidhshmërisht me turizmin e Liqenit të Comos.

Qyteti ka vetëm rreth 85 mijë banorë, por çdo vit e vizitojnë miliona turistë. Sipas Suwarsos, fluksi i turistëve është rritur nga rreth 1.6 milionë në 4.8 milionë gjatë pesë vjetëve të fundit.

Për këtë arsye, Como po e trajton ndeshjen e futbollit si një komponent të një eksperience shumë më të gjerë.

Suwarso e ka krahasuar këtë model me atë të Disney-t: nëse Disneyland është parku tematik i korporatës, për Comon stadiumi dhe eksperienca e ditës së ndeshjes përbëjnë “parkun tematik”, ndërsa degët e tjera të biznesit ndërthuren me këtë bërthamë.

Nga asnjë dyqan në katër pika shitjeje dhe një treg global

Transformimi është i dukshëm edhe në mënyrën se si Como po kultivon markën. Disa vite më parë, klubi nuk zotëronte as edhe një dyqan fizik. Sot ai numëron katër të tillë në qytet dhe 485 pika ku shpërndahen produktet zyrtare në provincën e Comos.

Zgjerimi në tregun ndërkombëtar po ecën paralelisht. Como ka shitur bileta në 122 shtete që në kohën kur luante në Serie B dhe një përqindje e konsiderueshme e shitjeve përmes kanaleve online vjen tashmë nga jashtë Italisë.

Gjatë këtij sezoni, sipas të dhënave të cituara në analizë, rreth 12 për qind e shitjeve kanë ardhur vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hollivudi zbret buzë Liqenit të Comos

Një tjetër shtyllë e strategjisë është imazhi. Gjatë 18 muajve të fundit, tribunat e stadiumit “Sinigaglia” kanë mirëpritur emra të famshëm të kinemasë si Hugh Grant, Michael Fassbender, Adrien Brody, Keira Knightley, Kate Beckinsale, Jeff Goldblum, Benedict Cumberbatch dhe Hugh Jackman.

Klubi ngul këmbë se këto prani nuk janë rezultat i ndonjë fushate marketingu të orkestruar.

Përkundrazi, drejtuesit pohojnë se shumica e tyre janë tërhequr spontanisht nga historia e Comos, nga bukuria e qytetit dhe nga futbolli që po modelon Fabregas.

Fabregas, “CEO i futbollit”

Në gjithë këtë rrugëtim, Fabregas është kthyer në figurën qendrore. Como ka në radhët e saj edhe aksionarë të njohur si Thierry Henry, ndërkohë që Raphael Varane është pjesë e bordit. Por Suwarso e përshkruan Fabregasin si “CEO-n e futbollit” të gjithë projektit.

Koncepti është që klubi të mos udhëhiqet vetëm nga një trajner dhe një drejtor sportiv. Vendimet burojnë nga një strukturë më e gjerë, por Fabregas ka luajtur një rol themelor në skalitjen e identitetit futbollistik të Comos.

Që në fillimet e këtij rrugëtimi, pronarët i kishin kërkuar atij një skuadër që të praktikonte futboll sulmues dhe spektakolar. Jo vetëm për të triumfuar, por edhe për të joshur lojtarë, tifozë dhe vizitorë.

Dhe ky identitet tani po reflektohet qartë në fushën e lojës.

Nga 1 milion në 1 miliard – a është e realizueshme?

Vlera prej 1 miliard eurosh mbetet ende një objektiv ambicioz. Sipas Football Benchmark, një vlerësim i tillë do ta rendiste Comon në mesin e katër klubeve më të shtrenjta të Serie A, pas Interit, Juventusit dhe Milanit, por përpara Napolit.

Aktualisht, klubi është ende larg kësaj shifre. Të ardhurat në sezonin 2024/25 ishin rreth 50 milionë euro dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve pritet të sjellë dhjetëra milionë euro shtesë në arkat e klubit.

Megjithatë, potenciali është i prekshëm. Vetëm vlera e përbashkët e kartonëve të lojtarëve të Comos është rritur në mënyrë të ndjeshme, duke u dyfishuar nga rreth 288 milionë euro në shtatorin e kaluar në 584.2 milionë euro në ditët e sotme, sipas të dhënave të Football Benchmark.

Como e ka kapërcyer tashmë pengesën më të vështirë: ka dalë nga kategoria e një klubi të vogël, të rrënuar financiarisht dhe pa infrastrukturë, për t’u ngjitur në Serie A dhe tani në Ligën e Kampionëve.

Por projekti nuk merr fund këtu. Stadiumi po zgjerohet dhe po modernizohet, akademia po merr formë, marka po depërton jashtë kufijve italianë, tregu amerikan po konsolidohet dhe klubi synon të shfrytëzojë në maksimum fuqinë tërheqëse globale të emrit “Liqeni i Comos”.

Nëse gjithçka ecën sipas parashikimeve, objektivi final nuk është që Como të mbetet një përrallë e bukur që zgjat disa sezone.

Synimi është që ai të kthehet në një klub të qëndrueshëm të elitës evropiane.

Dhe në zemër të këtij projekti qëndron një ish-mesfushor i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat, i cili vetëm pak vite më parë mbërriti në Como si lojtar dhe aksionar, ndërsa sot po përpiqet ta ndërtojë klubin sipas vizionit të tij personal.

Nga më pak se 1 milion euro në një objektiv që synon 1 miliard. Nga Serie C në Ligën e Kampionëve. Dhe në mes të gjithë kësaj, Cesc Fabregas.


Shtuar 11.09.2026 08:10

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis