Tirana do të zbresë në fushë kundër Vorës në kuadër të javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Takimi është programuar të dielën, në orën 16:00, dhe do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Të lidhura
None found
FSHF ka konfirmuar përmes aplikacionit të kalendarit zyrtar se bardheblutë do ta luajnë në shtëpi përballjen e radhës ndaj vorakëve.
Kjo ndeshje përfaqëson një mundësi të rëndësishme për Tiranën, e cila kërkon të lërë pas dy humbjet e regjistruara në startin e kampionatit ndaj Egnatias dhe Teutës. Objektivi i kryeqytetasve është i qartë: sigurimi i pikëve të para.
Edhe pse në dispozicion ka pasur lojtarët e rinj të afruar gjatë merkatos, skuadra e drejtuar nga Dean Klafuriç nuk ka mundur të marrë maksimumin në dy ndeshjet e para. Trajneri kroat duhet të gjejë zgjidhjen dhe skemën e duhur për të regjistruar fitoren e parë në stolin e Tiranës, duke shmangur një tjetër rezultat negativ.
