Tifozët shqiptarë nuk e braktisin Kombëtaren as në Ligën e Kombeve, ja sa bileta janë shitur deri më tani

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Pas transfertës ndaj Ukrainës, kuqezinjtë do të presin befasinë e Europianit, Gjeorgjinë, në “Air Albania”.

Interesi për ekipin kombëtar mbetet i lartë edhe pas EURO 2024-s.

Mësohet se deri më tani, janë shitur afërsisht 15 mijë bileta, ku pritet qe një numër i lartë të shitet në këto ditë të fundit përpara fillimit të ndeshjes.


Shtuar 7.09.2024 16:24