Tifozët kanë reaguar ndaj një videoje të Lionel Messit duke qeshur pasi shoku i tij i skuadrës në Inter Miami, Robert Taylor humbi një penallti.
Incidenti ndodhi në barazimin pa gola me Vissel Kobe në Tokio të mërkurën (7 shkurt). Messi hyri në pjesën e dytë në ndeshje, por nuk mundi të ndikojë pasi përballja, edhe pse miqësore, shkoi në penallti.
Skuadra e Tata Martinos humbi 4-3, me Messin që u kap duke qeshur me shokët e skuadrës pasi mesfushori Taylor humbi një penallti. Tifozët, duke mos marrë parasysh mjedisin e relaksuar të një miqësore, kritikuan argjentinasin për mungesën e lidershipit.
“Lionel Messi, kapiteni i Inter Miami duke qeshur me shokun e tij të skuadrës që humbi një penallti. Çfarë lideri i neveritshëm,” shkroi njëri në Twitter.
Një tjetër me sa duket shkoi paksa larg, duke postuar në Twitter: “Kontrata e tij duhet të ndërpritet sa më shpejt”. /Telegrafi/