Tatëpjeta spektakolare që po zhvillohet te Everton vazhdon.
Skuadra angleze, e cila nuk ka rënë nga Premier League që nga viti 1951, aktualisht zë vendin e shtatëmbëdhjetë në Premier League me vetëm një pikë përpara Burnley-t, skuadër me të cilën u mposhtën dje 3-2.
Me 7 humbje në 9 ndeshjet e fundit të luajtura, durimi ka filluar të mbarojë me Frank Lampard.
Siç raporton Daily Mail, tifozët duan largimin e Lampard. /albeu.com/