Dele Alli: Jam rritur duke parë Lampard, tani do të kem mundësinë të stërvitem nga ai

Dele Alli është një nga lojtarët më të rinjë tek Everton.

Mesfushori anglez është trasnferuar nga Tottenham tek Everton në çastet e fundit të merkatos së janarit. Alli ka qënë në hije për një kohë të gjatë te Tottenham dhe shpreson se tek Everton do të rigjejë formën e tij të vjetër.

Ai ka thënë disa fjalë pas zyrtarizimit të tij te klubi i ri.

“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re te Everton. Jam rritur duke parë Lampardin duke luajtur dhe gjithmonë kam qënë i mahnitur nga ai. Sot do të kem mundësinë të stërvitem nga një ikonë e futbollit botëror. Shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha së bashku.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.02.2022 16:45