ZYRTARE / Thiago Silva kthehet në klubin e fëmijërisë, Fluminense

Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas.

Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli përmes radhëve të akademisë në fund të ’90-ave, para se të bënte 143 paraqitje për klubin mes 2006 dhe 2009.

“Sërish në shtëpi, Thiago Silva. Monstra u kthye”, shkroi klubi në X.

Kthimi i Silvas në vendlindje vjen pas disa trofeve në karrierën e tij 15-vjeçare në Evropë me AC Milan, Paris Saint-Germain dhe, së fundmi me Chelsean.

Ish-kapiteni i Brazilit do të paraqitet për “Blutë” për herë të fundit më 19 maj kundër Bournemouthit, e cila pritet të jetë një pasdite emocionale në Stamford Bridge.

Silva do të shpresojë t’i japë fund pritjes 12-vjeçare të Fluminenses për titull të ligës.

/klankosova


Shtuar 7.05.2024 16:45