Barcelona mendon për sezonin tjetër, dy dëshira për sulmin

Barcelona, pasi konfirmoi Xavin, po mendon për merkaton. Siç raporton Mundo Deportivo, klubi blaugrana dëshiron dy përforcime në krahë.

Sipas asaj që shkruhet, gjigandët e LaLiga kanë piketuar 26-vjeçarin Dani Olmo (Leipzig) dhe 21-vjeçarin Nico Williams (Athletic).

Prioriteti i merkatos duhet të ishte prapavija, por tekniku Xavi është shprehur se nevojiten forca të reja në sulm.

Dy lojtarët në fjalë vlerësohen shumë në shtëpinë e Barçës, edhe pse janë dy futbollistë të ndryshëm, të paktën në stil loje.

Vlera e anësorit të Leipzig, Dani Olmo është rreth 60 milionë. Nga ana tjetër, Nico Williams është një futbollist që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë, Athletic Bilbao nuk zbret nga pretendimet prej 50 milionë euro.


Shtuar 7.05.2024 16:47