“Thash në dreq, e dija se do bëhesha milioner”, Song zbulon se si kaloi te Barcelona, makina e shtrenjtë te Arsenali dhe Thierry Henry

Alex Song ka folur hapur duke thënë se ai po e shpërdoronte kohën e tij te Arsenali dhe se te Barcelona kaloi thjeshtë për para.

Dhe mesfushori kamerunas, i cili kaloi shtatë sezone me The Gunners , tregoi se si duhej të hiqte qafe makinën e tij të re, ndërsa po shpenzonte të gjitha paratë e tij për derivate.

Song u largua nga Londra e Veriut për në Barcelonë në vitin 2012. Ai tani është një agjent i lirë pasi u përjashtua nga klubi zviceran Sion në mars për refuzimin e uljes së pagës.

33-vjeçari bëri 215 paraqitje në Arsenal, duke shënuar 10 gola, pas lëvizjes së tij nga Bastia.

Song kujtoi kohën e tij te skuadra londineze në një bisedë në Instagram me bashkatdhetarin e tij, yllin e basketbollit të Toronto Raptors, Pascal Siakam.

Ish-anëtari i Gunners tha: “Shumica e futbollistëve jetojnë përtej mundësive të tyre. Unë kam qenë në Arsenal për tetë vjet, por vetëm fillova të fitoj një jetesë të mirë në katër vitet e fundit”.

“Kjo ishte për shkak se rroga ime u rrit shumë – por edhe sepse unë kuptova se çfarë shpërdorues i parave isha”.

“Kur u bashkova për herë të parë (me Arsenalin) po merrja 15,000 mijë funte në javë. Unë isha një djalë i ri dhe isha në ekstazë”.

“Unë doja të fërkoja shpatullat (të krahasohesha) me djemtë e mëdhenj. Mund të blija ku të doja dhe të kisha netë të çmendura”.


Shtuar 17.07.2021 14:38