Teuta me grup të plotë, Skënderbeu shkon në Durrës me mungesa

Teuta dhe Skënderbeu do të përballen sot për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” do të startojë në orën 16:00.

Vendasit vijnë në këtë sfidë në gjendje të mirë dhe grup pothuajse të plotë. Mungesa e vetme te durrsakët është Ledio Beqja. Ky i fundit u dëmtua javën e shkuar dhe nuk ka mundur që të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Në krahun tjetër, Skënderbeut i duhet t ë bëjë llogaritë pa dy titullarë. Portieri Marco Alia dhe mbrojtësi i majtë i korçarëve, Klevi Shaqe do të mungojnë ndaj Teutës për shkak kartonësh. /newsport.al/


Shtuar 3.02.2024 11:29