“Teuta kampion, donim vetëm Europën”, deklarata e presidentit të Laçit që po bënë bujë (VIDEO)

Deklarata që ka bërë bujë në median sportive gjatë ditës së sotme ishte ajo e ardhur nga presidenti i Laçit, Pashk Laska. Ky i fundit ktheu përgjigje pa ngurruar për “RTSH” se mes Vllaznisë dhe Teutës dëshiron që të shohë Teutën si kampione.

Njëkohësisht duke folur edhe për objektivat e klubit të kurbinasve thuhet se kërkohej vetëm kualifikimi në Europë.

“Mendonim vetëm që të kualifikoheshim në Europë, kampionati nuk na interesonte fare. Deri tani jemi kampion. Teuta kampion, Teuta kampion”, u shpreh Laska. Sigurisht që këto fjalë ngjallin shumë diskutime teksa ndeshja e radhës do të jetë mes Lacit dhe Teutës. Kurbinasit kanë ende shpresa për të fituar titullin kampion teksa arritën që të mbanin veten në garë duke mundur Tiranën.


Shtuar 18.05.2021 12:10