Teuta e eliminoi nga Kupa, Skënderbeu i motivuar për hakmarrje

Skënderbeu do të luajë përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të startojë në orën 16:00.

Një ndeshje në të cilën Skënderbeu kërkon fitoren për të qenë sa më pranë “Final Four”, ndërsa Teuta kërkon pikët e rëndësishme për t’u shkëputur nga fundi i tabelës së klasifikimit.

Korçarët mund të jenë pakëz më të favorizuar për këtë ndeshje. E para sepse kërkojnë të marrin hak ndaj Teutës, me këta të fundit që i eliminuan nga Kupa duke i mposhtur me rezultatin 2-0. Ndërsa e dyta është se Skënderbeu vjen i motivuar pas fitores spektakolare 4-3 që arriti në “Air Albania” përballë Tiranës. /newsport.al/


Shtuar 3.02.2024 11:29