Në shtëpinë e Milan vijon puna për të përgatitur derbin kundër Inter, treni i fundit për të qëndruar në garë për titulli. I vetmi që shqetëson trajnerin Pioli është Zlatan Ibrahimovic. Sa më shumë kalojnë ditët aq më të pakta bëhen shanset për ta parë në fushë.
Tendina e Akilit vijon ta shqetësojë suedezin, për këtë arsye nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por është stërvitur në palestër.
Ibra e ka vuajtur një dëmtim të tillë edhe një herë tjetër gjatë këtij sezoni, por dëshira e madhe për të zbritur në fushë sa më shpejt e zgjati kohën e tij të rikuperimit, për këtë arsye, këtë herë stafi mjekësor nuk dëshiron të nxitohet, Ibra do të jetë në fushë kundër Inter vetëm nëse është 100% gati.