Sytë të gjithë në San Siro për derbin e Milanos

Tashmë dihet që të dielën në orën 20:45 në San Siro do të luhet derbi i famshëm Milan-Inter.

Kjo supersfidë është një nga derbit më të shikuar në të gjithë globin dhe këtë gjë e vërteton shumë mirë fakti që sa shumë televizione do të ketë në stadium.

Rreth 150 kamera televizionesh të ndryshme nga e gjithë bota do të jenë gjithë sy e vesh për derbin e Milanos. Pra supersfida e nesërme do të transmetohet minimalisht në 150 shtete të botës./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 14:50

Tags: , ,