Tebas për kritikat ndaj PSG-së: Po mbroj futbollin europian

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka folur për zgjatjen e kontratës së Kylian Mbappe me PSG-në.

“Unë nuk po e mbroj Real Madridin në rastin e Mbappe-së, po mbroj futbollin evropian. Të bësh transaksione që nuk janë në përputhje me tregun kur nuk futesh më në rregullore. E gjithë kjo është edhe më e rrezikshme se Superliga.

PSG do të ketë një humbje prej 200 milionësh, ndërsa borxhi i tyre tashmë është 300 milionë dhe po rinovon kontratën me Mbappen. Ata do të duhet të mashtrojnë. Nuk e di, ndoshta do të duhet të paguajnë dikë jashtë Francës ose të qetësojnë sponsorët”, tha Tebas. /albeu.com/


Shtuar 13.06.2022 17:43