Të gjithë janë të habitur nga veprimi i fundit i Raheem Sterling

Raheem Sterling me sa duket u pagëzua të dielën, më 8 shtator, sipas një videoje që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Pamjet shtesë tregojnë lojtarin e porsaardhur të Arsenalit duke u pagëzuar në një kishë në Xhamajka në moshën 29-vjeçare.

Një deklaratë nga Sterling, bëhet e ditur: “Arsyeja pse dua të pagëzohem është se, që në moshë të re, ndoshta aq e vogël sa djemtë e mi atje, gjithmonë kam pasur një ëndërr të nxjerr mamin dhe familjen time nga një situatë e vështirë dhe gjithmonë e kam ndjekur atë ëndërr”.

“Por përgjatë rrugëtimit, ju po krijoni zakone dhe ego. Unë jam duke ndjekur atë që besoj se doja, që është me të vërtetë atë që doja gjersa rritesha”.

“Kështu, mund ta ndjeja se ndërsa po rritesha dhe po piqesha, mund të shihja se po ndiqja egon time, duke ndjekur atë që në të vërtetë nuk është për mua”.

“Po shkoja në mjedise të ndryshme, po shkoja në vende të caktuara dhe kuptova se nuk besoj se kjo është jeta ime apo kush jam në të vërtetë”, potencoi më tej ylli i Chelseat që është në huazim te Gunners për një sezon. /Telegrafi/


Shtuar 13.09.2024 22:09