Tashmë bëhet rrugë, ylli i Italisë heq Coca-Colan nga tryeza e konferencës (VIDEO)

Manuel Locatelli, është bërë lojtari i dytë që i largon shishet e Coca-Colas nga tryeza e konferencës për media në Euro 2020, madje edhe duke e kopjuar Cristiano Ronaldon.

Locatelli madje bërtiti “Agua!” në gjuhën italiane, duke e kopjuar Ronaldon.

 

Skena të ngjashme pati edhe të martën mbrëma kur mesfushori i Francës Paul Pogba e hoqi nga tavolina një shishe birre Heineken para konferencës së tij për media pas fitores së Francës kundër Gjermanisë në Euro 2020.

Dhe tani Locatelli u bë lojtari i tretë që e largon një sponsor të Euro 2020 nga tavolina e konferencës për media, duke i larguar dy shishe të Coca-Colas që ishin vendosur përballë tij.


Shtuar 17.06.2021 13:36